Arratia nga Alkatraz, letra misterioze nga ‘i burgosuri’

Arratia nga Alkatraz, letra misterioze nga ‘i burgosuri’

26 janar 2018 14:24

Një letër misterioze u publikua nga mediat amerikane dhe dyshohet se është shkruar nga një prej tre të burgosurve që u arratisën nga Alkatrazi në vitin 1962.

Dikush që pretendon se është Xhon Anglin, një nga të arratisurit, i shkroi policisë së Saa Franciskos në vitin 2013, por vetëm tani autoritetet bëjnë publike letrën.

“Unë quhem Xhon Anglin. U arratisa nga Alkatraz në qeshor 1962. që të tre ja dolëm, por me shumë vështirësi”, shkruhet në letër.

Edhe sot e kësaj dite, tre të arratisurit, duke qenë se fati i tyre është ende mister, janë në listën e më të kërkuarave në SHBA. Letra pretendon se vëllezërit Xhon dhe Clarence Anglin bashkë me shokun e tyre Frank Morris jetuan deri në pleqëri pasi ia mbathën nga burgu gjysmë shekulli më parë.

Në letër shkruhet se Clarence Anglin vdiq në 2008, ndërsa Morris më 2005-n. Autori i letrës thotë se është 83 vjeç, vuan nga kanceri dhe shëndeti i dobët dhe në këmbim të kurave mjekësore ofron që të dorëzohet.

Policia e san franciskos e mbajti sekret për 5 vjet letrën dhe pavarësisht krahasimi të shkrimit me atë të tre të arratisurve, tha se nuk arriti rezultatet përfundimtare, prandaj as mund të konfirmojë dhe as mohojë autorësinë e saj.

Vëllezërit Anglin dhe Morris u burgosën për grabitje banke dhe u dërguan në Alkatraz, i cili rezervohej për kriminelët më të këqij dhe konsiderohej si një burg nga ku nuk mund të arratiseshe.

Por arratia e tyre i dha fund këtij miti dhe në vitin 1963, Alkatrazi u mbyll duke u shndërruar në një atraksion turistik që vizitohet edhe sot e kësaj dite.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme