I besuan verbërisht GPS, përfunduan në… liqen!

I besuan verbërisht GPS, përfunduan në… liqen!

26 janar 2018 12:31

Uashington, 26 janar – Tre persona të cilët po udhëtonin me makinë në një qytet në verilindje të SHBA-së kanë përfunduar në liqenin Champlain, pasi i kanë besuar verbërisht udhëzimeve të aplikacionit GPS në celular, sipas policisë lokale.

I pyetur nga policia, drejtuesi i mjetit sqaroi se po ndiqte udhëzimet e GPS në qytetin Burlington, një orë larg nga kufiri kanadez, sipas raportit ku media siguroi një kopje.

”E vetmja pjesë e dukshme e automjetit ishte parakolpi i pasëm”, thekson raporti, duke saktësuar se pjesa tjetër e automjetit ishte fundosur në ujë. Policia e cila përpiloi raportin për aksidentin vlerësoi se drejtuesi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës në ato momente.

Moti mund të shpjegojë pjesërisht këtë të papritur të pakëndshme, qyteti në momentin e aksidentit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut dhe mjegullës së lehtë.

Një zëdhënëse e Google, gjiganti amerikan që mirëmban aplikacionin nuk ishte në gjendje të sqaronte arsyen përse automjeti kishte përfunduar në liqen.

”Hartat përditësohen çdo ditë me miliona ndryshime për t’iu përshtatur sinjalistikës rrugore”, pohoi ajo në USA Today. Google nuk ka dashur të prononcohet për median.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme