Kuriozitet

Mark Clattenburg ndërpret ndeshjen për të respektuar namazin

Ish-gjyqtari i Premier Ligës, Mark Clattenburg ka ndalur për pak minuta një ndeshje në Kupë në Arabinë Saudite për të respektuar namazin.

Clattenburg po e drejtonte ndeshjen ndërmjet Al Feihas dhe Al-Fatehut të mërkurën në mbrëmje, kur u dëgjua ezani në afërsi të stadiumit King Salman Sport City, transmeton Koha.net.

Ndeshja ishte në minutën e pestë të vazhdimeve, kur gjyqtari britanik e ndërpreu lojën, përderisa rezultati i takimit ishte 1-1, raporton BBC.

Al Feiha shënoi golin dytë në minutën e 118 për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës.

Njerëzit në Arabinë Saudite përmes rrjeteve sociale kanë lavdëruar këtë vendim të Clattenburgut.