Kuriozitet

Gjendet një pjesë e paprekur e murit të Berlinit

Descriptive Text

Historiani amator Cristian Borman ka gjetur një pjesë të madhe të murit origjinal të Berlinit në pjesën e pyllit të qytetit.

Borman ka thënë për DPA se ka gjetur murin e gjatë 80 metra në paralagjen Pankov para disa vitesh dhe këtë ia kishte bërë me dije autoriteteve të qytetit nga frika se vandalët mund ta shkatërrojnë, transmeton kp shkrimin e AP.

Muri i Berlinit ndante qytetin në dy pjesë: lindore dhe perëndimore, dhe ishte ndërtuar në vitin 1961 për t’u shembur në vitin 1990.