Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ish-kancelari Schroeder 73 vjeç drejt…altarit!

Seul, 25 janar– Ish-kancelarI gjerman, Gerhard Schroeder, do të martohet vjeshtën e ardhshme, me partneren e tij koreano-jugore Kim So Yeon, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth ceremonisë së martesës së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kim, 48 vjeçe, ka konfirmuar për Yonhap planet e martesës, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth ceremonisë.

Ish-lideri i socialdemokratëve, 73 vjeç njoftoi më herët se ai dhe partnerja e tij kanë planifikuar të jetojnë mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

Ai e përshkroi martesën e tij të ardhshme dhe planin për të jetuar një pjesë të jetës në Korenë e Jugut si një “sfidë e re”.

Gjithashtu, Schroeder deklaroi se kishte planifikuar të mësonte ta fliste më mirë gjuhën koreane dhe të bënte një “jetë normale” në vend.

Kjo është martesa e tij e pestë me Kim.

Ai ka dy fëmijë me ish- bashkëshorten, Doris Schroeder-Koepf.