Një lopë polake “thyen” rregullat dhe bashkohet me bizonët e egër

Një lopë polake “thyen” rregullat dhe bashkohet me bizonët e egër

25 janar 2018 10:19

Një lopë e butë ka befasuar natyralistët polakë duke iu bashkuar gjatë dimrit një tufe bizonësh të egër në pyllin bimor Bialowieza.

Lopa “zgjodhi lirinë” duke ikur nga një fermë në fund të vjeshtës së kaluar dhe është parë duke kullotur me një tufë prej rreth 50 bizonësh në pyll, në kufirin me Bjellorusinë, transmeton Shqip raportimin e gazetës polake TVN24.

Ornitologu Adam Zbyryt ishte i pari që e pa lopën. “Nuk është e pazakontë të shohësh bizon pranë pyllit Bialowieza, por unë pashë një lopë me ngjyrë kafe”, i tha ai televizionit.

Natyrallistët mendonin se do të kthehej në kullotën e saj sapo të vinte dimri, por biologu Rafal Kowalczyk e pa këtë lopë përsëri këtë javë, ende me sa duket e shëndetshme dhe duke mbajtur hapin me tufën.

Dr Kowalczyk tha për TVN24 se kjo është hera e parë që ka parë një lopë të bashkohet me një tufë bizonësh. “Ajo nuk është shumë e integruar me grupin, pasi bizonët veprojnë si një organizëm dhe ajo qëndron jashtë”.

Ai shtoi se kopetë e kishin shpëtuar ndoshta nga ujqërit që kalonin në skajet e pyllit të Bialowiezës gjatë dimrit. Edhe pse lopa mund të jetë jashtë rrezikut, Dr Kowalczyk paralajmëron se ajo mund të përbëjë një kërcënim për vetë bizonët.

Miqësia e pazakontë mund të çojë në çiftëzimin, që do të kontaminonte popullatën e pambrojtur prej rreth 600 bizonësh në Bialowieza.

“Një tjetër rrezik është se viçat hibrid janë të mëdhenj, dhe lopa mund të vdesë duke lindur”, tha biologu për TVN24.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme