I riu që shndërron në art gjethet e thara

I riu që shndërron në art gjethet e thara

25 janar 2018 09:55

Athinë, 25 janar – Stavros Tsobanidis, një shtetas grek 24-vjeçar, themeluesi i PHEE, që i kthen gjethet e thara të bimës së detit “Posidonia Oceanica” në produkte të dobishme si në këllëfë për iPhone dhe kuti dhuratash, është përfshirë në listën vjetore të gazetës amerikane ”Forbes”, “30 nën 30” për Evropën (“30 Under 30 Europe Class of 2018”), ku renditen 300 të rinjtë më të suksesshëm në kategori të ndryshme.

“Ekzistojnë shumë gjëra që ne i kemi përpara syve dhe nuk i vëmë re asnjëherë, dhe gjethet e thara (algat e detit) që ekzistojnë në pjesën bregdetare të Greqisë janë një material i papërpunuar i dobishëm dhe një pasuri e vërtetë për Greqinë”, deklaroi Tsobanidis.

Ky proces ka filluar në vitin 2013, kur Tsobanidis kuptoi se gjethet e thara, që gjendeshin kryesisht gjatë muajve të verës dhe përfundonin në mbeturina, mund të ishin të përdorshme në jetën e përditshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme