Banorët vendosin të luftojnë krimin pasi policia nuk kryente punë

Banorët vendosin të luftojnë krimin pasi policia nuk kryente punë

24 janar 2018 14:20

Disa banorë të maskuar janë duke patrulluar rrugët e Manchesterit pasi janë ankuar se policia ka dështuar të luftojë krimin në lagjen e tyre.

Banorët e lodhur nga vjedhjet në Blackrod afër Boltonit në Manchester, kanë paralajmëruar kriminelët se janë “duke luajtur me njerëzit e gabuar” në kohën kur është raportuar se dilerët e drogës dhe vjedhësit e veturave janë përleshur nëpër rrugët e kësaj lagje.

Një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon për luftën që këta banorë po bëjnë me kriminelët.

Një banor shihet në këtë video duke shkatërruar veturën e një hajni.

Të ashtuquajtur “Vigjilentët”, nuk kanë bërë stërvitje formale dhe nuk arrestojnë kriminelët. Ata informojnë policinë për vjedhjet që po ndodhin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme