Kinezët ngritën stacionin hekurudhor për 9 orë

Kinezët ngritën stacionin hekurudhor për 9 orë

23 janar 2018 13:35

Punëtorët kinezë sërish demonstruan efikasitetin e tyre të pabesueshëm. Ata ngritën për më pak se 9 orë një stacion të ri hekurudhor dhe ndërlidhën edhe tri ekzistuese me hekurudhën e re, që lidh Nanpingun me Llongjanin, në provincën Fugjen, raportojnë agjencitë e huaja, transmeton Koha.net.

Në këtë projekt punuan 1.500 punëtorë, ndërsa për kryerjen e kësaj pune iu deshën më pak se nëntë orë.

Ndërtimi nisi mbrëmjen e 19 janarit, ndërsa në mëngjesin e 20 janarit ishte gati.

Hekurudha e re, e gjatë 246 kilometra, është bërë për të qarkulluar nëpër të trenat me shpejtësi 200 kilometra në orë.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Bini25/01/2018 12:23

Po vollahin boll mir e kie

Besimi23/01/2018 15:04

Shqiptarit i duhen plot 9 vjet e ndoshta me shume, vetem te jap ide si ndertohet hekurudha

Shto koment

Të ngjashme