Kuriozitet

Milioneri martohet rastësisht me të mbesën

Pas tre vjet martese, burri 68-vjeçar dhe gruaja e tij 24-vjeçare zbuluan se ai ishte gjyshi i saj biologjik! Megjithatë, ata nuk mendojnë për divorcin.

Sipas raportit të Florida Sun Post, një çift nga Florida kanë gjetur rastësisht se janë një familje. Doli që babai i saj ishte djali më i madh i bashkëshortit të saj të tanishëm nga martesa e parë, transmeton kp.

Çifti u takua përmes një agjencie interneti. Edhe pse ata zbuluan një të vërtetë të tronditëse, vendosën të qëndronin së bashku.