Kuriozitet

Për shkak të viagrës vrapon lakuriq në aeroport

Në një aeroport në Punkhet, Tajlandë, pati një arrestim të pazakontë: një turist amerikan u arratis në aeroport dhe bërtiti dhe hodhi sende, si dhe i hoqi rrobat.

Ai madje në disa pasagjerë hodhi edhe fekale. Dhe e gjithë kjo, sepse, siç tha më vonë, kishte pirë shumë tableta viagra, transmeton kp.

U deshën gjashtë oficerë që ta ndalonin atë. Meqë nuk donte të qetësohej, policia e mori 27-vjeçarin në burg. Pas ekzaminimit psikiatrik dhe mjekësor e çuan në spital.