“Shkoi për të vënë vetullat, nxorri sytë”

“Shkoi për të vënë vetullat, nxorri sytë”

19 janar 2018 11:38

Në korrik të 2017, Amanda Coats iu drejtua rrjeteve sociale për të treguar historinë e saj horror.

Ajo thotë se ishte paraqitur në klinikën “Point Cook Skincare Laser Clinic”, në Melburne, për të bërë vetullat tatuazh, kundrejt një shume prej 1600 dollarësh.

Rezultati nuk ishte ai që ajo priste dhe shprehja “shkoi për të vënë vetulla, e nxorri sytë”, përshtatet më së miri për rastin e saj.

Amanda tregoi përmes disa fotografive se tatuazhet e ndërtuara mbi sytë e saj, vetëm vetulla nuk mund të quheshin.

Postimi i saj u përhap me shpejtësi dhe autori i “veprës” u tall nëpër rrjetet sociale. Tani, kur Amanda thotë se iu deshën të tjera shpenzime për të riparuar dëmin, po përballet me një tjetër problem.

Klinika ka vendosur ta padisë 43-vjeçaren duke i kërkuar 150 mijë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se i ka prishur imazhin duke u larguar të paktën 11 klientë të rregullt të saj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme