Britania me ministër për Vetmi

Britania me ministër për Vetmi

17 janar 2018 20:04

Londra ka emëruar ministrin për Vetmi me qëllim që të vazhdohet puna e deputetes së vrarë Joe Cox dhe që të zgjidhet problemi i izolimit me të cilin po ballafaqohet pothuaj çdo i 10 person në këtë vend.

Këtë funksionin të ri, krahas funksionit aktual si ministre e sportit, do ta ushtrojë,Tracey Crouch, transmeton Koha.net.

Ajo do ta hartojë strategjinë për zgjedhjen e këtij problemi, për të cilin hulumtuesit thonë se ka lidhje me çmendurinë, vdekjen e hershme dhe me shtypjen e gjakut.

Cox u vra në vitin 2016 nga ekstremistët pas ushtrimit të pozitës së deputetes më shumë se një vit.

Shumica e më të vjetërve mbi 75 vjet jetojnë të vetmuar e rreth 200 mijë persona të moshuar në Britani nuk kanë folur me miq ose me të afërm më shumë se një muaj, thonë dokumente të Qeverisë britanike.

Çdo ditë, shumica e mjekëve merr nga një deri në pesë thirrje në ditë prej pacientëve që kërkojnë ndihmë pasi janë të vetmuar, ka kumtuar "Fushata për përfundimin e vetmisë”, rrjet që merret me zgjidhjen e këtij problemi.

Cox kishte themeluar komisionin për shqyrtimin e kësaj çështjeje pak para se të vritej dhe kishte ftuar Qeverinë të emëronte ministrin që do të merrej me këtë çështje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme