Kopshti zoologjik emëron gjirafën sipas princeshës britanike, Meghan Markle

Kopshti zoologjik emëron gjirafën sipas princeshës britanike, Meghan Markle

17 janar 2018 14:53

Meghan Marklet, aktorja amerikane e cila është e fejuar me Princin Harry, i është përtërirë emri pasi një kopsht zoologjik në Londër ia ka vënë emrin e saj një Okapit të porsalindur për nder të martesës së saj në muajin.

Okapi Meghan është lindur të shtunën në Oni. Okapitë janë anëtarë të familjes së gjirafëve – edhe pse nuk kanë qafë të gjatë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, janë dukshëm të ngjashëm me zebrat pasi që posedojnë në trup disa vija bardhezi.

“Ne jemi shumë të kënaqur me nënën dhe okapin e porsalindur. Oni është shumë i vëmendshëm, duke u kujdesur për të dytë dhe duke kontrolluar nëse nëna e okapit Meghan është e kujdesshme me të”, ka thënë Gemma Metcalf, kujdestare e kopshtit zoologjik.

Okapitë janë të listuar si një specie e rrezikuar në Listën e Kuqe Bashkësisë Ndërkombëtare të Ruajtjes së Natyrës. Hulumtuesit, të cituar nga San Diego Zoo, vlerësojnë se rreth 25,000 okapitë jetojnë në botën e egërsisë.

Markle do të martohet me Princin Harry, i pesti në linjën e fronit të Britanisë, në muajin maj të këtij viti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme