Moska shijoi vetëm gjashtë minuta rreze dielli gjatë dhjetorit

Moska shijoi vetëm gjashtë minuta rreze dielli gjatë dhjetorit

17 janar 2018 10:55

Moska ka përjetuar njërin prej dhjetorëve më të errët në histori pasi në vitin 2017 ka shijuar vetëm gjashtë minuta rreze të diellit.

Kryeqyteti rus zakonisht shijon një orë dritë në muajin e fundit të vitit, por kështu nuk ndodhi edhe në fundin e vitit të kaluar.

Stacioni meteorologjik në Universitetin shtetëror në Moskë ka raportuar se gjatë tërë muajit dhjetor dielli u shfaq në qiellin e Moskës vetëm “gjashtë apo shtatë minuta”, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Deri më tani, muaji më i errët në Moskë ishte regjistruar në dhjetorin e vitit 2000, kur pati vetëm tre orë rreze dielli gjatë tërë muajit, transmeton Koha.net.

Sipas Roman Vilfandit, shef të qendrës së meteorologjisë ruse, errësira në Moskë është shkaku i temperaturës më të lartë se mesatarja, raporton Moscow Times.

Sivjet temperaturat në disa qytete të ftohta ruse kanë arritur deri në -67 gradë celsius. Policia lokale në Yakutia ka urdhëruar që fëmijët të mos lëvizin nga shtëpia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme