Rusia posedon dronin nëndetar që mund të bartë kokën nukleare

Rusia posedon dronin nëndetar që mund të bartë kokën nukleare

15 janar 2018 20:40

Rusia posedon dronin nëndetar i aftë për të bartur kokën më të madhe nukleare, thuhet në një raport që ka rrjedhë nga Pentagoni, shkruan Daily Mail.

Ekzistenca e bartësit nëndetar të kokës nukleare ishte përfolur edhe në të kaluarën, por dokumenti i Pentagonit e konfirmon këtë.

Raporti i Pentagonit paralajmëron se vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar zgjerimin e armëve të saja nukleare.

Dokumenti i zbuluar konfirmon se Rusia ka një nëndetëse të quajtur 'Status-6'.

Droni-nëndetëse është i aftë të bartë kokë nukleare 100-megatonë, arma më e madhe e tillë sipas Newsweek, transmeton Ksp.

“Rusia po zhvillon gjithashtu të paktën dy sisteme të reja interkontinentalë, si dhe një automjet hypersonik dhe një armë të re bërthamore ndërkontinentale nënujore”, shkruajnë mediat britanike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme