Mbretëresha paralajmëron pasardhësit që të kenë kujdes nga kurora

Mbretëresha paralajmëron pasardhësit që të kenë kujdes nga kurora

15 janar 2018 20:02

Mbretëresha britanike Elizabeth II ka paralajmëruar të gjithë ata që mund të bartin kurorën që me këtë rast të mos largojnë vëmendjen prej saj, pasi mund të lëndojnë qafën.

Në një intervistë të rrallë për BBC, me rastin e dokumentarit për kurorëzimin e saj në vitin 1953, mbretëresha tha se kurora perandorake britanike ishte "e zhbllokuar".

Kurora e rëndë 1.3 kilogramë është krijuar për kurorëzimin e babait të saj, mbretit, George VI dhe mbretëresha e kishte bartur në kurorëzimin e saj dhe e bart gjatë hapjes vjetore të Parlamentit, transmeton KP.

“Për fat të mirë, babai im dhe unë kemi formën e njëjtë të kokës”, tha mbretëresha në filmin dokumentar.

"Por sapo ta keni vendosur atë, ajo qëndron. Ju nuk mund të shikoni poshtë për të lexuar fjalimin, por ju duhet ta ngrini letrën në lartësinë e syve tuaj", shpjegoi ajo.

"Sepse, nëse shikoni poshtë, do të thyeni qafën dhe kurora do të binte", tha Elizabeth, duke buzëqeshur. "Pra, kurora ka disa mangësi, por ato janë ndryshe shumë të rëndësishme."

Kurora ka rreth 3000 diamante, safir, smerald, perla.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme