Lumi Au Sable, në Michigan, u ngri plotësisht në vetëm tri orë

Lumi Au Sable, në Michigan, u ngri plotësisht në vetëm tri orë

15 janar 2018 14:44

Temperaturat e ulëta që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditët e kaluara duke shkaktuar të ashtuquajturin cikloni- bombë, kanë sjellë fenomene ekstreme.

Për të kuptuar më shumë nga kjo situatë mjafton të shihni pamjet që shfaqen në videon e publikuar në timepalse në Twitter nga shërbimi meteorologjik i Burlington, në Vermont, transmeton NOA.

Në vetëm tri orë lumi i Au Sable, në Michigan është ngrirë plotësisht.

Pamjet tregojnë se si shtrati i lumit fryhet në mënyrë impresionuese për shkak të blloqeve të akullit që krijohen.

Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe të ftohtit ekstrem duhet theksuar se panorama që të ofrojnë këto ditë dimri është vërtetë e mrekullueshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme