Kuriozitet

“Vrima” në Piramidën e madhe fsheh diçka të madhe

Descriptive Text

Gryka e madhe misterioze, mbi 30 metra e gjatë, e cila u zbulua në Piramidën e Madhe të Gizës, mund të ruajë fronin e hekurt të krijuar nga xehet e meteorëve.

Arkeologët besojnë se froni është vendosur në piramidë për të ndihmuar Faraonin në rrugën e tij në jetën e ardhshme, shkruan Daily Mail.

Zbrazëtia e madhe u zbulua në nëntorin e vitit të kaluar në kuadër të projektit për skanimin e piramidës me ndihmën e radiografisë dhe rikonstruktimit 3D, por arkeologët nuk e kanë të qartë se për çfarë shërben kjo hapësirë në formë korridori, transmeton KosovaPress.

Piramida e Keopsit është ndërtuar rreth 2.550 vjet para erës së re dhe është njëra nga ndërtimet në komplekse në historinë e arkitekturës.

Ajo ka tri dhoma të njohura të brendshme, të arritshme përmes tuneleve të ngushta, njëra prej të cilave, papritmas zgjerohet në dhomën e varrezës mbretërore, për të formuar të ashtuquajturën galeri të madhe që çon në dhomën e mbretit.

“Hapësira e sapo zbuluar ndodhet mbi galeri, por nuk ka ndonjë funksion praktik të “zvogëlimit të peshës” mbi të, pasi tavani i galerisë është i ndërtuar me një teknikë të veçantë mu për këtë arsye”, thotë Julio Mali, drejtor i departamentit të matematikës dhe profesor i arkeo-astronomisë në Politekniko di Milano.

Ai shton se duke vëzhguar fronin e mbretëreshës Heteferes, i cili ishte gjetur në copa dhe ishte rikonstruktuar më vonë, mund të supozojë se si mund të dukej froni në grykën e sapo zbuluar.

Froni i Keopsit mund të jetë i ngjashëm me atë të mbretëreshës, por i mbuluar vetëm me pllaka të holla hekuri. “Ka një interpretim të mundshëm që përshtatet mirë me atë që dimë për praktikat fetare egjiptiane të përmendura në regjistrimet e lashta”, thotë Mali.

“Në këto shënime thuhet se faraoni do të duhet të kalojë përmes “portës së qiellit” para se të arrijë yjet e qiellit dhe të ulet në “fronin e hekurt” të tij”, shton ai.

“Është e qartë se ky mund të jetë një hekur meteori, i cili ra nga qielli në formën e hekurit në meteor, i cili është specifik për faktin se përmban një përqindje të lartë të nikelit, ashtu siç përmendet në regjistra”, thonë shkencëtarët.

Egjiptianët përdorën hekurin e meteorit për të prodhuar objekte të projektuara posaçërisht për faraonët, duke përfshirë edhe thikën e famshme të Tutankamon.