Në Australi nga qielli po bien lakuriqë “të zierë”

Në Australi nga qielli po bien lakuriqë “të zierë”

14 janar 2018 16:55

Ndërkohë që SHBA-ja përballet me kushte ekstreme të të ftohtit, në anën tjetër të botës, në Australi, popullsia është goditur një valë e paparë e temperaturave të larta, duke shkuar deri në 47 gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të larta vlerësohet të kenë kanë ngordhur 200 deri 1 mijë lakuriqë, vetëm në fushën e Campbeltown në New South Wales, ku vendasit u zgjua me një skenë të tmerrshme. Vullnetarja Cate Ryan nga Park St Helens tha se erdhi për të parë lakuriqtë e ngordhur që binin nga qielli sikur të ishin të zier, për shkak të temperaturave ekstreme.

“Pash qindra lakuriq të ngordhur. Binin në tokë dhe ngordhnin”, tha ajo.

Temperatura në Campbelltown ka arritur në mbi 44 gradë Celsius, ndërsa në vende të tjera dhe Parramata Penrith, ku temperatura arriti në 47.3 ° Celsius, ndikoi që edhe asfalti nisi të shkrijë.

“Lakuriqët, thënë tekstualisht, po zihen. Temperatura ndikon në trurin e lakuriqëve dhe aftësitë e tyre bëhen të dobëta. Është sikur një njeri qëndron për orë të tëra i ekspozuar në diellin e shkretëtirës”, shpjegojnë shkencëtarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme