Qyteti i lashtë i njerëzve trupshkurtër

Qyteti i lashtë i njerëzve trupshkurtër

14 janar 2018 11:01

Në pjesën e parë të “Udhëtimeve të Guliverit” të Jonathan Swiftit, Lemuel Gulliveri mbërrin në ishullin e Liliputit, ku i takon liliputët, me një gjatësi jo më të madhe se 15 centimetra.

Derisa Liliputi i Swiftit është thjesht një fantazi, një fshat që do të mundë të krahasohej me të ekziston në pjesën më lindore të Iranit, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Deri para një shekulli, disa prej banorëve të Makhunikut, një fshat i vjetër 1.500 vjet, rreth 75 kilometra në perëndim të kufirit me Afganistanin, ishin të gjatë vetëm një metër – afërsisht pesëdhjetë centimetra më të shkurtër sesa gjatësia mesatare e asaj kohe.

Më 2005, një trup i mumifikuar, i gjatë 25 centimetra është gjetur në atë rajon. Zbulimi ka nxitur besimin se ky cep i largët i Iranit, që përbëhet nga 13 fshatra, përfshirë Makhunikun, ishte dikur shtëpi e “Qytetit të Lashtë të Shkurtabiqeve”.

Ndonëse ekspertët kanë përcaktuar se mumja ishte në të vërtetë një foshnje e parakohshme që vdiq afërsisht 400 vjet më parë, ata e pranojnë se gjeneratat e mëparshme të banorëve të Makhunikut ishin me të vërtetë më trupshkurtër se të tjerët...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme