Mbërrin në shkollë i ngrirë, pamjet e tij shokojnë rrjetet sociale

Mbërrin në shkollë i ngrirë, pamjet e tij shokojnë rrjetet sociale

12 janar 2018 17:52

Një 8 vjeçar kinez nga shkolla fillore “Zhuanshanbao”, në provincën Yunnan të Kinës, ka udhëtuar mbi 4 kilometra në – 9 gradë celsius, vetëm për të hyrë në një test me shkrim në shkollë.

Edhe pse ai jeton në kushte shumë të vështira, mësimit dhe shkollës nuk i largohet asnjëherë.

Kur nxënësi kishte arritur në shkollë, ishte ngrirë po thuajse i tëri, por megjithatë ankesa nuk pati!, transmeton Koha.net.

Me të parë këtë drejtori i shkollës, Fu Heng, i kishte bërë fotografi dhe i kishte shpërndarë nëpër rrjete sociale.

As ai vetë nuk mund t’i besonte syve të tij kur kishte parë gjendjen e djaloshit të vogël. Flokët e vetullat e tij ishin bërë të gjitha akull ndërsa duart e vogla iu kishin qarë.

Në internet tani ai po njihet si “Djali akull”, e shumë njerëz menjëherë filluan të japin kontributin e tyre për të ndihmuar këtë 8 vjeçar dhe gjithë moshatarët e tij në këtë shkollë.

Pritet që shkolla së shpejti të marrë 15.000 dollarë donacione, 20 pajisje për ngrohje dhe 144 lloje të rrobave për dimër.

Drejtori i shkollës ka treguar se ky djalë jeton shumë larg shkollës, por përkundër kësaj ai asnjëherë nuk mungon në shkollë.

Ka thënë se djaloshi ka një qëndrim shumë pozitiv, dhe sa herë shkon në shkollë bën gjëra të ndryshme vetëm për të bërë 16 shokët e tij të klasës për të qeshur.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme