Kuriozitet

Duterte: Më qerasni me çamçakëz, më ndihmon për dhembje

Kryetari filipinas Rodrigo Duterte, i cili edhe gjatë takimeve zyrtare përtyp çamçakëz, , pohon se kjo shprehi i ndihmon t’i lehtësoj dhembjet që i ndien në unazat kurrizore, transmeton Koha.net.

I njohur edhe me faktin se është i drejtpërdrejtë me zyrtarët tjerët dhe krejtësisht i shkujdesur me mënyrën e veshjes, ky 72 –vjeçar, ish avokat, ka thënë gjatë një takimi se njerëzit mund ta falënderojnë me ndonjë favor duke i dhuruar çamçakëz.

"Më qerasnin me çamçakëz...Përtypja më ndihmon t’i zbus dhembje", ka thënë Duterte duke thënë se ka probleme me unazat kurrizore.

Duterte, i cili është njëri nga kryetarët më të vjetër të Filipineve, ka treguar se ka shumë probleme shëndetësore përfshirë migrenën dhe vështirësi kardiovaskulare që ndërlidhen me pirjen e duhanit.