Kuriozitet

Bora e zezë frikëson qytetarët

Qyteti Temirtau në Kazakistan është mbuluar krejtësisht nga bora e zezë, e banorët mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të ndotjes që vjen nga Fabrika Çelikut në qytet, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të jetojmë kështu. Po ngufatemi”, ka shkruar një qytetar në rrjete sociale

Një ekip shkencëtarësh, ndër të cilët edhe ekspertë qeveritarë e ekologë, po i studiojnë shkaqet e këtij fenomeni.