Kuriozitet

Lloji i veçantë i maces me aftësi gjahu sa të një luani

Descriptive Text

Në një program të ri që është transmetuar në BBC ka zbuluar detaje të një prej maceve më të vogla në botë dhe që dihej shumë pak për të.

Macja që peshon një kilogramë dhe ka madhësinë e një pëllëmbe të dorës së njeriut, është shfaqur në dokumentarin “Big Cats” që përmes disa serive do të tregojë për specie të ndryshme të kafshëve më të vogla në botë, transmeton Koha.net.

Macja e rrallë gjendet vetëm në pyjet e Sri Lankës dhe Indisë dhe është 200 herë më e lehtë se një luan, por aftësitë e saj të gjahut janë të njëjta me të kur bëhet fjalë për kërkim të ushqimit.

Edhe pse është e ngjashme me macet e shtëpisë, ajo e rralla nga Sri Lanka dhe India ka aftësi të jashtëzakonshme për gjah dhe nuk e ka problem që të hulumtojë për ushqim në çfarëdo vendi.

Image

Image