5 mijë funte dënim për shoferin që stërpiki kalimtarët Foto: Ilustrim

5 mijë funte dënim për shoferin që stërpiki kalimtarët

11 janar 2018 10:46

Një shofer është duke u kërkuar nga policia në Angli pasi me qëllim ka stërpikur një nënë me dy fëmijët e saj.

Aktin e shoferit policia e ka quajtur si “të pabesueshëm” dhe është në kërkim të tij për ta dënuar me 5 mijë funte.

Sipas policisë, uji i mbledhur skaj rrugës ka mundur të vërehet lehtë nga shoferët, por shoferi i kërkuar me qëllim ka stërpikur tre kalimtarët.

Rasti ka ndodhur në Cambridgeshire dhe policia ka kërkuar për dëshmitarë të këtij rasti.

“Uji i mbledhur ka mundur të dallohej lehtë dhe atë ditë nuk po binte shi”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

“Ai me qëllim hyri në ujë dhe i stërpiki tre kalimtarët”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme