Pilotët rrihen gjatë fluturimit

Pilotët rrihen gjatë fluturimit

11 janar 2018 08:47

Kompania ajrore indiane “Jet Airwais" ka kumtuar se ka larguar nga puna dy pilotë, të cilët sipas raportimeve në medie, ishin rrahur gjatë fluturimit në natën Vitit të Ri nga Londra në Mumbai, transmeton Koha.net.

Gjatë incidentit, piloti e kishte grushtuar piloten.

Nga aviokompania është theksuar se “pushimi nga puna i dy pilotëve ka hyrë në fuqi menjëherë“!

Mediet në Indi kishin njoftuar se, përcjell AP, piloti burrë e kishte goditur me shpullë femrën pilote që ishte me të në kabinë. Pas kësaj ajo ishte larguar duke qarë dhe duke mos dashur të kthehej më në kabinë.

Theksohet se avioni me 324 udhëtarë e me 14 anëtarë ekuipazhi aterroi pa ndonjë telash në Mumbai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme