Kuriozitet

Adoleshentja vritet duke luajtur “ruletin rus” me të dashurin

Descriptive Text

Një adoleshent është arrestuar në Brazil pasi besohet se ka shtyrë të dashurën e tij të vritet duke luajtur lojën e “Ruletit rus”.

Palloma Lima, 18-vjeçare, ka vdekur pak minuta pasi ishte braktisur nga i dashuri në një spital në Gama, qytet afër Brazilisë.

Vetura e bardhë Fiat Palio kishte shenja të gjakut dhe besohet se në të çifti ka luajtur lojën e famshme vdekjeprurëse, transmeton Koha.net.

Policia i ka thënë mediave lokale se Palloma ka vdekur gjatë lojës me rulet, në të cilën pjesëmarrësit rrezikojnë jetën me një revolver me një plumb.

Detajet e plota të vrasjes ende nuk janë bërë të ditura pasi policia nuk ka arritur të gjejë armën me të cilën është vrarë adoleshentja.