Bie borë në Saharë

Bie borë në Saharë

08 janar 2018 18:03

Fotografitë që do t’i shihni më poshtë pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në Shkretëtirën e Saharës pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë.

Pamjet e jashtëzakonshme shfaqin qytetin shkretëtirë të Ain Sefra të mbuluar me borë të papritur që shkon në disa centimetra thellësi, raporton “The Sun”.

Është hera e tretë që ky qytet mbulohet nga batania e bardhë në 38 vjetët e fundit.

Janarin e kaluar ky territor, që është shkretëtira më e nxehtë, u mbulua nga bora që arriti trashësinë 1 metër ndërsa flluska bore pati edhe në dhjetorin e vitit 2016, transmeton Koha.net.

Para kësaj, Ain Sefra nuk kishte parë borë që nga 18 shkurti i vitit 1979, kur pati të reshura që zgjatën vetëm 30 minuta.

Bora kësaj radhe nisi të binte në orët e hershme të së dielës dhe shpejt mbuloi rërën.

Fotografi Karim Bouchetata tha: “U befasuam me të vërtetë kur u zgjuam dhe pamë bardh. Qëndroi gjatë gjithë ditës së diel dhe nisi të shkrihej rreth orës 5 të pasdites”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme