Kuriozitet

Redaktorja e BBC-së e diskriminuar në pagë, lë punën

Redaktorja e BBC-së për redaksinë në Kinë, Carrie Gracie, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, pasi ndihej e diskriminuar me pagesën që i bëhej asaj, krahasuar me kolegët e saj meshkuj.

Në një letër të hapur, Gracie e cila punonte në BBC për më shumë se 30 vjet, ka akuzuar korporatën se ka një “kulturë të fshehtë dhe të paligjshme të pagave mes gjinisë mashkullore e asaj femërore”, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.

Një grup i cili përfaqësonte gratë në BBC, ka njoftuar se ka informacione se deri në 200 gra kanë paraqitur ankesa të tilla.

Ajo është shprehur e pakënaqur pasi ka thënë se ata të cilët fitojnë më shumë se 150,000 funte, i përkisnin gjinisë së kundërt.

Megjithatë, BBC i është përgjigjur duke thënë se nuk bëjnë “asnjë diskriminim kundër grave”.

Gracie la pozitën e saj si redaktore e zyrës së Pekinit.

Ajo tha se do të kthehet në postin e saj të mëparshëm në redaksinë televizive, nëse do të paguhet në mënyrë të barabartë.