Kuriozitet

Australia ‘shijon’ ditën më të nxehtë në histori - mbi 47 gradë celsius

Descriptive Text

SHBA e disa pjesë të Evropës bëjnë llogaritë me një të ftohtë arktik, por në Sidnej të Australisë njerëzit janë përballur me temperaturat më të larta në 79 vite.

Zhiva e termometrit atje ka shënuar 47.3 gradë celsius. Më nxehtë është në Penrith, një zonë në perëndim të qytetit. Lojtarët e turneut ndërkombëtar të Sidnejt u detyruan nga organizatorët e ngjarjes të lënë lojën pasi temperaturat kapërcyen 40 gradët.

Kristina Mlladenoviq e Francës kërkoi ndjesë pasi u detyrua të tërhiqej në mes të ndeshjes me Ellen Perez të Australisë. “43 gradë, por ndoshta 50 kur filloi”, – ka shkruar ajo në rrjetet sociale. “Më vjen keq për tifozët, mendoj se është hera e parë në karrierën time që unë u tërhoqa nga një ndeshje”, shkruan Tch.

Gazetari Jamie Pandaram gjithashtu shkroi në Twitter se nxehtësia e madhe nuk i kishte lejuar fotografët që të bënin punën e tyre.

Zyrtarët u detyruan të nxirrnin paralajmërime nga zjarret, të cilat jepen zakonisht gjatë verës përvëluese të Australisë. Flakët kane shkatërruar tashmë disa prona në Shtetin e Victorias dhe në Australinë jugore.

Shtatorin e 2017-ës, australianet u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë. Më shumë se 200 rekorde u thyen në të gjithë vendin mes dhjetorit 2016 dhe shkurt 2017, me disa valë të njëpasnjëshme të nxehti ekstrem, zjarresh dhe përmbytjesh gjatë sezonit veror.

Ekspertët thonë se temperaturat e tokës dhe të detit janë prekur nga ndryshimet klimatike, duke çuar në kushte më ekstreme të motit.