Përplasen avionët në aeroportin e Torontos

Përplasen avionët në aeroportin e Torontos

06 janar 2018 11:33

Një avion me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër avion pa pasagjerë në aeroportin e Torontos.

Avioni me pasagjerë sapo ishte ulur në pistë, ndërsa në një manovër të gabuar avioni tjetër “Sunwing” e ka goditur atë.

Kompania ajrore njoftoi se avioni sapo kishte mbërritur nga Kankuni dhe nuk ishte duke bërë manovra në pistë, kur është përplasur nga “Sunwing”, transmeton tch.

Grupet e emergjencave ndërhynë menjëherë dhe fatmirësisht bënë të mundur largimin në kohë rekord të pasagjerëve nga avioni duke mos mbetur askush i lënduar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme