Polemika në Turqi: Vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12

Polemika në Turqi: Vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12

05 janar 2018 12:16

Martesa mund të jetë e ligjshme, sapo hyhet në moshën e pubertetit, 9 vjeçe për vajzat dhe 12 për djem.

Polemika të fuqishme kanë shpërthyer në Turqi, për këtë interpretim të publikuar në një sajt online nga Drejtoria për çështjet fetare (Diyanet), autoriteti më i madh mysliman në vend.

Ky interpretim, shkaktoi polemika të shumta në politikën turke, duke e shtyrë partinë kryesore opozitare ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, socialdemokratët Chp, që të kërkojnë nisjen e një hetimi.

Në rrjetet sociale siç shkruan noa.al, shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre, duke kërkuar mbylljen e Diyanet.

Institucioni, i përfshirë në polemika të tilla edhe më herët, saktësoi pas reagimeve se nuk e aprovon martesën e fëmijëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme