Papagalli këndon zilen e iPhonet kur zemërohet

Papagalli këndon zilen e iPhonet kur zemërohet

02 janar 2018 14:23

Një papagall di në mënyrë të saktë se si të tërheqë vëmendjen e pronarit të tij: duke imituar iPhonen.

Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e rikrijon zilen klasike të iPhonet, transmeton Koha.net.

“Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Applet”, ishte mbishkrimi i videos.

Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.

Në një moment gjatë videos, zilja reale e Applet lëshohet menjëherë pasi këndoi zogu. Aq shumë ngjashëm e këndon ky papagall, saqë mund t’ju hutojë nëse gjendeni në dhomën tjetër.


Cockatiel Ringtone from Ben Pluimer on Vimeo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme