Thatcher refuzonte fluturimet me… panda

Thatcher refuzonte fluturimet me… panda

01 janar 2018 14:41

Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher nuk ka qenë një adhuruese e pandave pasi Zonja e Hekurt refuzonte të pranonte një ari panda në avionin e saj, sipas dokumenteve të botuara nga Arkiva Kombëtare Britanike.

E praktikuar për shekuj me radhë nga Kina, e ashtuquajtura “panda diplomaci” përfshin dhënien hua të arinjve bardhë e zi si dhurata për fuqitë e huaja me qëllimin për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve.

“Por, këto kafshë nuk e fituan dot simpatinë e Thatcherit, e cila refuzoi një kërkesë nga kopshti zoologjik i Londrës për të marrë me vete një panda gjatë një vizite që do të zhvillonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1981”, sipas dokumenteve të botuara nga arkiva.

“Unë nuk do të marr një panda me vete. Pandat dhe politikanët nuk janë fatsjellëse!” shkroi ajo në përgjigje të kërkesës së kopshtit zoologjik.

“Kopshti zoologjik po përballej me probleme financiare në atë kohë dhe shpresonte që i dhënë hua pandën institutit Smithsonian në Uashington DC do të rriste vëmendjen ndaj tij dhe do të mund të përfitonte nga marrëdhëniet anglo-amerikane”, sipas një deklarate e lëshuar nga Arkivi Kombëtar.

Kopshti zoologjik u përpoq sërish për bindte kryeministren, një vit më pas, duke i kërkuar asaj të sillte një panda femër gjatë udhëtimit të saj në Kinë.

Por, ajo u përgjigj duke thënë se, historia e pandave si dhuratë ishte e pasuksesshme.

Thatcher shërbeu si kryeministre në Britaninë e Madhe nga viti 1979-1990.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme