Dhuratën nga ish e dashura e mbajti të pahapur plot 47 vjet

Dhuratën nga ish e dashura e mbajti të pahapur plot 47 vjet

27 dhjetor 2017 10:56

Shumica e njerëzve mezi s’presin të hapin dhuratat për Krishtlindje.

Por, një njeri e la dhuratën e tij nën pemën e Krishtlindjes të pahapur plot 47 vjet, transmeton Koha.net. Dhe Adrian Pearce ende nuk ka në plan ta hapë atë.

Adrian kishte pranuar këtë dhuratë nga ish e dashura e tij para 47 vjetëve. Në atë kohë, ai ishte 17 vjeç, nxënës në klasën e 12-ë të shkollës së mesme George S. Henry në Don Mills, Toronto.

Image

Lidhja e tij me Vickin ishte lidhja e parë serioze, derisa nuk janë ndarë. “Ajo më dha dhuratën në të njëjtën kohë kur jemi ndarë dhe dhuratën e dërgova në shtëpi”, ka thënë Adriani për BBC.

“Bëra një rrugë të gjatë për në shtëpi dhe isha shumë i zemëruar dhe i ndjeva të gjitha gjërat kur dikush ndahet nga ju”, tha ai, përcjell Koha.net. “Kështu që, dhuratën e ‘shutova’ nën pemën e Krishtlindjeve. Pasi familja ime i hapën të gjitha dhuratat e tyre për Krishtlindje, aty mbeti vetëm një dhuratë e pahapur dhe ishte dhurata e Vickit që ma dhuroi kur jemi ndarë”, shtoi Adriani.

“I thash familjes se kurrë nuk do ta hapë atë dhuratë”, përfundoi ai. Ai e mbajti fjalën e tij dhe dhurata mbeti e pahapur deri më sot.

Pas disa viteve nga ndarja, Adriani dhe Vicki janë takuar disa dhe pasi nuk kanë pasur dëshirë që të jenë bashkë, kanë humbur të gjitha kontaktet.

Tani, ai herë pas here e nxjerr dhuratën, e shikon dhe përsëri e largon atë.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme