Themeluesi i kompanisë SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, prezantoi veturën e parë që do të dërgohet në Mars përmes raketës Falcon Heavy.
Fjala është për veturën me eksterier ngjyrë të kuqe Telsa Roadster, e cila, siç shpjegoi Musk, do të testohet në Planetin e Kuq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët, Musk pati njoftuar se fluturimi i parë i raketës super të rëndë Falcon do të organizohet në janar, transmeton Koha.net. Fillimisht për lansimin e kësaj rakete ishte planifikuar të bëhet në vitin 2013, por afatet kanë kaluar çdo vit dhe ky projekt është shtyrë për të paktën pesë vjet.
Ishte vet Elon Musk i cili ka shpërndarë fotografitë, përmes Instagramit, e Telsa Roadster të vendosur brenda raketën Falcon Heavy. Fotografitë janë publikuar menjëherë pasi vetura ka bërë xhiron e fundit në rrugë.
“Veturë e kuqe për Planetin e Kuq”, ka shkruar Musk në mbishkrimin e fotografive të postuar në Instagram.