Rrushi i dhelprës me shije unike në shpatet shqiptare

Rrushi i dhelprës me shije unike në shpatet shqiptare

18 mars 2017 13:33

Një frut pylli i veçantë që ngjan si një shalqi i vogël dhe ka shijen e një rrushi të athtë, që në latinisht quhet Ribes Uva, njihet në Shqipëri si rrush frëngu, rrush serezi ose rrushi i dhelprës.

Rrushi i dhelprës, rritet në Shqipëri në pyjet rrëze shpateve të kodrave dhe maleve dhe gjendet jo rrallë gati në gjithë territorin e vendit.

Këto fruta pylli shkruan agroweb.org, vijnë me ngjyra të ndryshme, të bardhë, të verdhë, të kuq apo edhe të zi. Ata që kanë pasur rastin ta provojnë, flasin me bindje dhe pa asnjë dyshim për vlerat unike të tij, duke nisur nga qetësimi i nervave deri tek kurimi i sëmundjeve.

Ky frut njihet për efektet kundër kollës, temperaturës, dhimbjeve, stresit dhe diaresë. Megjithëse i pa përhapur në tregjet e fruta-perimeve, ky frut njihet nga vendasit mirë të cilët e përdorin kryesisht për reçel dhe kurime shëndetësore.

comments powered by Disqus
Të ngjashme