Shtohet interesimi për operacionet plastike për t’i ngjarë Ivanka Trumpit

Shtohet interesimi për operacionet plastike për t’i ngjarë Ivanka Trumpit

18 mars 2017 12:51

​Për Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, qarkullojnë mendime të ndryshme, ku ka nga ata që e pëlqejnë, ashtu sikundër të tjerë që kanë antipati.

Por kohëve të fundit janë shtuar shumë femrat disi ziliqare për pamjen e saj, gjë që ka bërë që të shtohen ndërhyrjet estetike për t’i ngjarë Ivankës.

Foshan Yiwanka Medical Management Company, në Kinë, premton ndërhyrje të kirurgjisë plastike në fytyrë, për të pasur buzë mishtore si Ivanka, sy si të sajat dhe hundën e saj të drejtë.

Kinezët duket se janë më entuziastë për Ivankën, se sa për politikën e babait të saj.

Marc Mani, kirurg plastik në Beverly Hills, siguroi se vajza e Presidentit, është një model i parametrave të bukurisë universale, shkruan noa.al.

Duhet të jetë vërtetë kështu, përderisa kinezët që kanë fizionomi tjetër, pëlqejnë atë në raport me femrat e tjera të kombit të tyre.

Një kirurg nga Houston tha për “Usa Today”, se Ivanka është ikona e re e stilit, ikonë që vlen plot 6 orë operacion për një kosto prej 30 mijë dollarësh.

Të ngjashme