Kuriozitet

A beson Donald Trump në ekzistencën e alienëve ?

Descriptive Text

A beson presidenti i SHBA-së në ekzistencën e alienëve ? Zëdhënësja e tij, Sarah Sanders, nuk ka një përgjigje.

Kjo pyetje nuk është ngritur gjatë diskutimeve tona të ditëve të fundit”, u përgjigj ajo, e buzëqeshur, gjatë një konference shtypi që dha sot. Do ta verifikoj dhe do t’ju bëj me dije”, shtoi ajo, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Publikimet e New York Times mbi ekzistencën e një program të Pentagonit i ngarkuar për të hetuar në lidhje me objektet e paidentifikuara fluturuese kanë nxitur kureshtjen në Uashington prej disa ditësh.

Mes viteve 2007 dhe 2012 ky program për identifikimin e kërcënimeve hapësinore ka avancuar, sipas së përditshmes, ku janë dokumentuar objekte të çuditshme fluturuese, që lëvizin me shpejtësi mjaft të madhe pa lënë gjurmë të dukshme.

Pentagoni, saktësoi se ky program që njihej vetëm nga një numër i vogël zyrtarësh kishte përfunduar në 2012, për të mundësuar e të pasurit në fokus prioritete të tjera që meritonin financim.