“Maratona që të lë pa frymë” në Kullën e Ajfelit në Paris

“Maratona që të lë pa frymë” në Kullën e Ajfelit në Paris

17 mars 2017 15:32

Paris, 17mars - Garën e ngjitjes në Kullën e Ajfelit, simbolit të kryeqytetit francez Paris, në kategorinë e meshkujve e fitoi Piotr Lobodzinksi nga Polonia, kurse tek femrat austriakja Suzy Walsham.

Në garën ndërkombëtare të ngjitjes në kullë që sivjet u organizua për herë të tretë, morën pjesë 128 atletë nga e gjithë bota, përfshirë edhe sportistë profesionalë.

Atletët kaluan 1.655 shkallë për të arritur cakun. Në kategorinë e meshkujve fitues ishte polaku Lobodzinksi, kurse tek femrat austriakja Walsham.

Kulla e ndërtuar në vitin 1889 nga çeliku dhe metali supozohet të jetë vizituar deri më tani nga 300 milionë persona. Kullën e lartë 312 metra vitin e kaluar e kishin vizituar afër shtatë milionë turistë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme