Kuriozitet

Diktatori Kim Jong Un është tifoz i Interit

Duket se raketat bërthamore nuk janë i vetmi pasion për diktatorin Kim Jong Un. Lideri koreanoverior ka një pasion të madh dhe për futbollin dhe në veçanti për Interin.

Këtë fakt e ka zbuluar senatori italian Antonio Razzi, duke zbuluar anën tjetër të diktatorit. “Kim Jong Hn është interist. Kur jetonte në Bernë shkonte shpesh në San Siro për të parë Interin që drejtohej nga Mourinho”, zbuloi senatori Razzi, që njihet si një mik i vjetër me Kim Jong Un.

“Ishte shumë i dhënë pas trajnerit Mourinho që fitoi gjithçka me Interin, por edhe me Ronaldon dhe fenomenët e tjerë të skuadrës. I pëlqente të shihte ndeshjet sepse simpatizonte Interin. Unë vetëm jam juventin dhe më vjen keq për këtë”, thotë Razzi, transmeton Tch.

Senatori Razzi ka thanë më tej se lideri koreanoverior është i gatshëm që të presë në Pyongyang trajnerin Spalleti dhe skuadrën e tij: “Kim do të ishte i lumtur nëse do ta merrte skuadrën për një miqësore në stadiumin më të madh në botë, në Pyongyang me 200 mijë spektatorë”.

Kim Jong Un është gjithashtu edhe një simpatizant i basketbollit. Janë të njohura vizitat e ish-yllit të basketbollit amerikan Denis Rodman, një mik i vjetër me diktatorin koreanoverior.