Policët spanjollë kanë arrestuar një shofer maroken pasi zbuluan një 12-vjeçar afrikan të fshehur në pjesën e përparme të interierit të veturës së tij.
I riu mendohet të jetë nga Guinea, ishte fshehur në pjesën e përparme të veturës, mes telave dhe pajisjeve, dhe u zbulua nga rrahjet e zemrës, pas përdorimit të një detektori special.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Një oficer tha se djaloshi ishte në një hapësirë aq të vogël mes motorit dhe ulëses së pasagjerit në mjetin BMV X5.
Kur u nxor 12-vjeçari ishte i çorientuar dhe kishte probleme me frymëmarrjen, ai ishte mpirë për shkak të pozicionit që i duhej të mbante, dhe iu dha ndihmë mjekësore në vend.
Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare mes Marokut dhe enklavës afrikano-veriore spanjolle të Melillas, në Beni Enzar.
