Mongoli, zbulohen fosile të dinozaurit me karakteristika të disa kafshëve

Mongoli, zbulohen fosile të dinozaurit me karakteristika të disa kafshëve

07 dhjetor 2017 14:06

Ulan Bator, 7 dhjetor – Mbetjet e fosileve të gjetura në Mongoli tregojnë se para 75 milionë vitesh ka ekzistuar një lloj dinozauri me karakteristika të disa kafshëve.

Analiza tredimensionale e fosilit, të cilën e ka bërë Instituti hulumtues ESRF (European Synchrotron Radiation Facility) tregoi se ky lloj i dinozaurit, i quajtur Halszkaraptor escuilliei, ka pasur qafë si të mjellmës, dhëmbë të ngjashme të krokodilit, sqep rose, por edhe karakteristikat e strucit.

Një studiues në Universitetin Palacky në Çeki, Dennis Voeten tha se supozohet se ky dinozaur ka qenë i gjatë 45 centimetra.

“Bëhet fjalë për një krijesë të çuditshme. Pjesë të trupit të kafshëve të njohura sikur janë ngjitur në një kafshë”, tha Voeten.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Nature”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme