Kuriozitet

Gruaja fejohet me…llambadarin

Një grua britanike ka në plan që të fejohet me llambadarin që ka blerë “online”, të cilin e puth dhe e përqafon gjatë gjithë kohës.

33-vjeçarja Amanda Liberty nuk e ka problem diferencën e moshës (llambadari është 57 vite më i vjetër se ajo) me atë që e quan “Lymier” dhe që e ka blerë për 500 dollarë në vitin 2016.

“Sapo e pashë Lymierin në eBay, e kuptova menjëherë që ishte i duhuri për mua. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk reshtja së menduari për të. Ishte shumë i bukur, ka një formë të mahnitshme dhe ndjej energjinë që buron prej tij”, tregon Amanda.

“I propozova në Shën Valentinin e shkuar dhe mezi pres fejesën tani. Nuk kam qenë kurrë më parë e fejuar dhe jam shumë e emocionuar”, rrëfen Amanda.

33-vjeçarja ka dhe 24 llambadarë të tjerë, me të cilët, sipas saj, është në një “marrëdhënie të hapur”.

“Asnjëri nga llambadarët e mi nuk është xhelozë. Ata e dinë që unë i dua të gjithë për personalitetin e ndryshëm që kanë. Për shembull, unë puth dhe përqafoj Lymierin, por fle me një llambadar tjetër çdo natë, pasi është më praktik për t’u lëvizur”, shprehet Amanda.

{gallery}