Shqiptari në Zvicër e gjen të paprekur kuletën që e humbi në vitin 2007

Shqiptari në Zvicër e gjen të paprekur kuletën që e humbi në vitin 2007

06 dhjetor 2017 12:07

Një shqiptar që kishte humbur kuletën në vitin 2007 ka gjetur atë të pa prekur 10 vjet më vonë.

Në kuletën e tij ishte edhe një bankënotë 20 franga të cilën e kishte mbajtur për 20 vjet.

Sipas “20 Minutes”, transmeton Koha.net, Pjetër Marku ishte duke punuar në një ndërtesë në Harkingen në kantonin e Solothurnit, kur kishte humbur kuletën.

Në këtë kuletë ishin dokumentet e identifikimit, kredit kartelat dhe 500 franga kesh, por më e rëndësishmja ishte 20 franga të cilat Marku i kishte mbajtur për fat.

Marku emigroi në Zvicër nga Kosova në vitin 1989 dhe filloi jetën me ato 20 franga, të cilat me kalimin e viteve mirën vlerë sentimentale për të, transmeton Koha.net.

Ai së bashku me kolegët e tij kishte kërkuar me orë të tëra kuletën me shpresën se do t’i shihte përsëri 20 frangat e çmuara.

Por pak ditë më parë, ai mori një telefonatë nga posta për t’i thënë se punëtori i saj kishte gjetur kuletën e tij të vjetër.

Kuleta tash pas 10 vjetësh ishte e paprekur dhe nuk i mungonte asgjë, përfshirë 500 frangat dhe 20 franga e veçantë e vitit 1989.

“Zviceranët janë njerëz të ndershëm”, ka thënë Marku për “20 minutes”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme