Pas 33 vjetësh Voyager 1 dërgon sinjalin në Tokë

Pas 33 vjetësh Voyager 1 dërgon sinjalin në Tokë

05 dhjetor 2017 17:07

Që kur para 40 vjetësh ishte larguar nga Toka, fluturakja Voyager 1 vazhdoi aventurën e saj jashtë Sistemit Diellor.

Shkencëtarët nga NASA dhe Universiteti në Arkanzas thonë se ky është moment i ri për fluturaken, veçanërisht pasi që motori i fundit përdoret që nga viti 2014.

“Motorët e Kontrollit të Voyager tregojnë degradim, që do të thotë se ato kanë ardhur deri në fund të jetës së tyre", thotë menaxherja e Projektit të NASA-s, Susan Dod.

"Ne kemi testuar lëvizje dhe manovrat për korrektim të rrugëtimit dhe nëse do ta bëjmë këtë, atëherë mund të zëvendësojmë pozicionet e drejtimit. Duke përdorur shtytjen e re, ne do të sigurojmë dy deri tre vjet jetë për këtë mision", ka shtuar ajo. Më 1 mars 1979, Voyager fluturoi pranë Jupiterit dhe e fotografoi. Ai vizitoi edhe Saturnin dhe manovrat e korrektimit të rrugëtimit nuk i përdori që nga 8 nëntori 1980, transmeton kp.

Edhe pse është 13 miliardë kilometra larg Tokës dhe është i fjetur që disa dekada, Voyager kaloi testin pa probleme.

Janë dashur 19 orë e 35 minuta që fluturakja të dërgojë sinjalin në Tokë, duke treguar se eksperimenti ka kaluar mirë.

“Ka sinjal dhe me sukses i përshtatet eksperimentit? Kjo është jashtëzakonisht e veçantë nëse konsiderojmë se largësia gjendet një miliard kilometra nga këtu në një zonë ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe në vakum hapësinor. Voyager nuk i njeh kufijtë”, tha astronauti Keytlin Arens.

Për disa vite fluturakja Voyager 2 do t’i bashkëngjitet binjakut të tij Voyager 1 në aventurën e tij pa fund.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme