Kuriozitet

Natyra është e frikshme!

Nuk është montazh, por nuk është as shpërthimi i ndonjë bombe, është natyra që shpërthen në formën e saj më të frikshme, të mahnitshme dhe të pabesueshme.

Pamjet vijnë nga Australia Perëndimore, ku gjatë një shtrëngate retë kanë dhuruar një spektakël të tillë, transmeton tch.

Shkrepëtima që bien pa pushim duke ndezur qiellin e duke i dhënë dritë reve të formave më magjike. E mahnitshme dhe e frikshme ajo që na jep natyra!