Kuriozitet

Vajza që ndërpreu intervistën e babait në BBC bëhet “ikonë e modës”

Kur Marion Kelly kishte hyrë në dhomë për të ndërprerë intervistën e babait të saj për BBC, një yll kishte lindur, shkruan Daily Mail.

Katër vjeçarja ishte bërë sensacion në internet pasi u paraqit në prapavijë gjatë intervistat së Robert Kellyt për BBC javën e kaluar, transmeton Koha.net. Kurse fansat e saj në botë vazhdojnë të rriten pas paraqitjes së saj në konferencë për media.

Dhe fansat e saj më së shumti e kanë pëlqyer veshjen e saj gjatë kësaj konference për media.

Në Twitter njerëzit madje kanë komentuar se ajo një ditë do të bëhet presidente e botës.

“Nëse ajo nuk do të jetë presidente e Tokës derisa unë të mbush 80 vjeç, do të jem i zhgënjyer”, ka shkruar David Llewellyn.

Robert ishte paraqitur në këtë konferencë me të bijën Marion, birin James, dhe gruan Jung-a.

{gallery}