Lincoln Park në Chicago ndriçohet me 2.5 milionë drita

Lincoln Park në Chicago ndriçohet me 2.5 milionë drita

04 dhjetor 2017 13:56

Ka filluar festimi tradicional “Drita e kopshtit zoologjik” në Chicago të SHBA-ve.

Organizimi i performancës në kopshtin zoologjik të Lincoln Park-ut ka vazhduar për 23 vjet.

Parku është ndriçuar me rreth 2.5 milionë drita në forma dhe ngjyra të ndryshme. Mijëra vizitorë tashmë vizituan parkun dhe u kënaqën në atmosferën para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Vizitorët kishin rastin të shikonin labirintin e dritës, lunaparkun, statujën prej akullit, etj. Ngjarja më popullore dimërore në Chicago zgjat deri më 7 janar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme